Veliaj sùlmon PD-në: Sa të jemi gjallë, Sali Berisha nuk do vijë për herë të tretë në qeveri

6E517B65 E784 46CF 80D8 96166701B8BD

Në një tur takimesh nëpër të gjitha njësitë e Tiranës, përtej premtimeve të fushatës, Erion Veliaj lëshon në jo pak raste edhe sùlme direkte ndaj Partisë Demokratike dhe lidershipit të saj.VIDEO e plote👇

Gjatë fjalimit në Farkë, Veliaj nuk la pa përmendur edhe kùndërshtarës, teksa theksoi se procesi i vlerësimit të kandidaturave në PD i ngjason një ‘’Big Brother’’ ku ka ele.minim. Ai shton me ironi se me këtë metodë në PD do të ngelet vetëm Lulzim Basha.

Po ashtu Veliaj theksoi se Sali Berisha nuk ka shans që të kthehet për herë të tretë në pushtet pasi përçàu shqiptarët ndërsa PS nuk është si ata.

“Një parti që është katandisur të punoje vetëm për një familje, për të pasuruar vetëm një familje, për t’i thurur lavdet vetëm një familje, në dorë vetëm të një familje do të katandiset, si “Big Brother”, vetëm me një fitues në fund që është tek pullë vetëm ai.

Por ne nuk jemi si ata; kur mendoj që Sali Berisha mbajti pèng gjyshërit tanë dhe i përçau, mbajti pèng prindërit tanë dhe i përçau, mbajti pèng gjeneratën tonë dhe i përçàu duke futur vëllav.ràsjen shqiptar me shqiptar, sharje shqiptar me shqiptar, thashetheme shqiptar me shqiptar.

Nuk la fustan, vrimë çelësi poshtë krevatit pa u futur burri plak 80-vjeç. Një gjë ja them me siguri: nuk ka shans në botë të kthehet për herë të tretë Sali Berisha sa të jemi ne gjallë me duar edhe me këmbë, me energji edhe me pasion, me dashuri edhe me punë për ta çuar këtë vend përpara”, tha Veliaj.

Add comment

Your email address will not be published.

Trending Posts

error: Content is protected !!