Yuri Kim dhe Escobar japin mesazh të fòrtë Berishës/Përshëndesin krijim e Partisë së re Opozitare të krijuar nga Alibeaj-Basha…

collage 32

Amerikanët nuk e njohin Komisionin e Rìthemelimin si organ drejtues të Partisë Demokratike, ashtu siç nuk njohin Berishën, si lider të saj. VIDEO e plote me Kim Bashen dhe Alibeaj në partine e re👇

Ambasadoria Yuri Kim dhe Gabriel Escobar zgjodhën ti japin një mesazh të fortë publik demokrat. Drejtuesit e opozitës për Shtetet e Bashkuara të Amerikes janë Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha, partia e re e krijuar nga ato do sjelle fitoren e opozites.

Mora mbështetjen e zonjës Kim dhe të DASH dhe SHBA për mbështetjen e fortë për një opozitë të re te fortë, të qëndrueshme, një opozite, pro amerikane që sheh nga e ardhmja.”– tha Alibeaj.

Një opozitë pro amerikane, ka një avantazh ndaj opozitës së Sali Berishës. Ajo është një alternativë pushteti nesër. Këtë ndryshim thelbësor e theksoi edhe ambasada amerikane.

Ata theksuan gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm të një opozite të fortë në demokracinë e Shqipërisë, theksuan rëndësinë e institucioneve të forta demokratike dhe sundimit të ligjit dhe shprehën shpresën për një partneritet të efektshëm dhe që sheh përpara me popullin shqiptar, duke përfshìrë edhe partitë që i përfaqësojnë ata.”- thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Fokusi i një opozite kùndër korrùpsionit nuk mund të përfshìjë Sali Berishën. Dhe në takimin që zyrtarët e lartë të DASH patën me Jorida Tabakun, Gazment Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn, kjo çështje është diskutuar.

Por, nëse në të shkuarën ky mesazh i thënë nga Yuri Kim, ka sjellë reagime të menjëhershme nga Berisha, sot foltorja, nuk foli.

Vizita e amerikanëve bëri që Berisha të anullonte konferencën e tij të përjavshme në selinë blu. E vetmja që foli ishte Floriana Garo.

Add comment

Your email address will not be published.

Trending Posts

error: Content is protected !!