Kryeministri Edi Rama foli sot për projektin e shpalljes së lumit Vjosa Park Kombëtar. VIDEON e plote me reagimin e Di Caprios e gjeni meposhte👇
Gjatë fjalës së tij ai kujtoi edhe reagimet e bëra nga aktori i famshëm Leonardo Di Caprio në lìdhje me mbròjtjen e lumit Vjosa.
Teksa prezantonte vendimin e qeverisë për ta shpallur Vjosën Park kombëtar, Rama deklaroi se aktori amerikan u bë i gjallë vetëm për të gòditur qeverinë, ndërkohë që nuk reagon tani që qeveria merr një vendim në përputhje me kauzën e tij.
“Më kanë shënuar diçka këtu për Leonardo Di Caprion pasi u bë i gjallë për të gòditur qeverinë, por nuk u bë i gjallë për të mbròjtur qeverinë.
Tani qeveria po bën atë që atij i kishin thënë që nuk kishim ndërmend ta bënim, por që ndërkohë ne po e bëjmë. E ka shok të mirë Ministrja e Turizmit, prandaj nuk po i bìe më shumë.
Mbase këto gòd itje do t’i shkojnë në vesh, pasi mund ta kishim lajmëruar dhe nuk do t’i vente në vesh fare. Mbase duke e shàrë pak do t’ia kapi veshi Nardit”,-tha Rama./Opinion.al
Add comment