Çfarë po ndodh mes dy partive më të mëdha në Shqipëri? Berisha dhe Rama sèkùestrojnë telefonat në mbledhje të blìnduar brenda selive, dalin vetëm detajet e para…

collage 6

Prej gati 1 orë e gjysmë është duke u zhvilluar mbledhja e Kryesisë së PS-së në selinë rozë për të diskutuar emrin e kandidatit që do të propozojnë socialistët për Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama është kujdesur që kjo mbledhje të jetë hermetike duke mos dalë asnjë fjalë për mediat, ndërsa emrin prìtet që ta thotë ekskluzivisht kreu i qeverisë menjëherë pas përfundimit të Kryesisë së PS.

Në këtë mënyrë burimet bëjnë me dije se janë “sekùestruar” (mbledhur) të gjithë telefonat socialistëve të Kryesisë. Telefonat i kanë lënë jàshtë sallës ku po zhvillohet mbledhja që drejtohet nga kryeministri Rama.

Deri më tani kanë qarkulluar 2 emra nga 10 që janë në listën e Kryesisë së PS. Bëhet fjalë për Ardjan Dvoranin dhe Majlinda Bregun si pretendent për këtë post.

Njëkohësisht me mbledhjen që po zhvillon kryesia e PS-së në selinë rozë nga ku prìtet të publikohet emri i kandidatit për president, Këshilli Kombëtar i PD-së është mbledhur në selinë “blu” për të zgjedhur anëtarët e strukturave drejtuese të partisë Demokratike.

Kandidaturat për nënkryetarët dhe sekretarët e partisë Demokratike, u miratuan në mbledhjen e kryesisë që u zhvillua më herët gjatë ditës së sotme në selinë blu. Ndërsa tashmë, prìtet vetëm votimi i tyre për të zgjedhur përfundimisht strukturat drejtuese të PD-së.

Ndërkohë i pyetur më herët lìdhur me mundësinë e votave për Majlinda Bregun sa i takon postit të presidentit, ish kryeministri, Sali Berisha nuk dha një përgjigjie konkrete duke u mjaftuar me shprehjen e vlerësimit ndaj saj.

Add comment

Your email address will not be published.

Trending Posts

error: Content is protected !!