E BUJSHME: Jozefina Topalli Merr Tjetër Post Të Rëndësishëm Në PD, E Përzgjodhi Vet Sali Berisha

BF800E28 305C 451B 803E F1E551B2760A

Ka përfùnduar mbledhja e Komisionit të Rithemelimit ku janë zgjedhur kandidaturat për Kryesinë e re të Partisë Demokratike, të cilët do të kalohen ditën e nesërme në votim në Këshillin Kombëtar.

Siç shihet nga lista e mëposhtme, përveç anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit në garë është dhe deputetja Ina Zhupa.

Plot 46 anëtarë të Partisë Demokratike do të garojnë sot për t’u zgjedhur nga Këshilli Kombëtar i PD-së anëtarë të Kryesisë së PD-së. Nga këta 47, vetëm 20 do të zgjidhen. Lista e kandidatëve nis me Agron Shehajn dhe përfundon me Tritan Shehun.

Në listë vihet re se marrin pjesë në garë të gjithë anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Ndërkohë që janë pjesë edhe ish-bashkëpunëtorët e ngushtë të Berishës si Jozefina Topalli e Arben Imami.

Ndërkohë, duket se ka një qëndrim shpërblyes për dy deputetët e vetëm që iu bashkuan Kuvendit të fundit, konkretisht për deputeten Ina Zhupa dhe Kasëm Mahmutajn.

Të dy ligjvënësit janë pjesë e garës për kryesinë e PD-së.

Ndërkohë në listë mungon emri i Albana Vokshit dhe Edi Palokës.

Të dy këta do të jenë pjesë e Kryesisë eksoficio për shkak të postit që mbajnë, kryetarja e Gruas në PD, Albana Vokshi, dhe Edi Paloka, kryetar i Këshillit Kombëtar.

Ndërkohë, vihet re mùngesa e emrit të Bujar Leskajt, i cili është bërë pjesë e lëvizjes së Berishës që në fillim.

Sakaq, lista nuk është e hapur për Ervin Salianjin, Grida Dumën apo Tomorr Alizotin, të cilët kanë qenë në një pozicion neutral krìtik me të dyja palët.

Në përfundim të mbledhjes së Komisionit, dje Berisha tha se kandidatët për anëtar kryesie janë njerëz me kontribute.

“Të gjithë u angazhuan në krye të herës, në këtë proces dhe dhanë një kontribut substancial në realizimin e tij, në rikthimin, rivendosjen, e pluralizmit të vërtetë politikë në Shqipëri, Rithemelimin e PD-së, si forcë politike opozitare e vërtetë, si forcë politike e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve dhe minoritarëve, e dinjitetit njerëzor, e tregut të lirë dhe konkurrencës së lirë, e interesit kombëtar, patriotizmit, e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar dhe integrimit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë.

Komisioni në mbledhjen e tij, siç parashikon statuti, ka miratuar listën e kandidatëve për kryesinë e PD-së, që do të zgjidhet nesër nga Këshilli Kombëtar i kësaj partie. Janë propozuar kandidatura me kredenciale të shkëlqyera politike, por edhe kandidatura të reja.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar do të kenë mundësi që të zgjedhin me kandidatura alternative Kryesinë e PD-së. Ju do mund të shihni në ekran çdo votë për çdo kandidat të votuar në listë”, tha Berisha.

Add comment

Your email address will not be published.

Trending Posts

error: Content is protected !!