Diten e sotme ambasadorja amerikane Yuri Kim ka qenë e pranishme në konferencën e organizuar nga OSBE në bashkëpunim me KQZ, për të folur për të drejtën e mohuar të diasporës, për të votuar në zgjedhjet që mbahen në Shqipëri.
Kim u shpreh se është koha që kjo të ndryshojë tani, ndërsa u ndàl dhe te zgjedhjet e vitit të kaluar, që sipas saj, pavarësisht se shënuan progres nuk ishin 100% te drejta dhe perfekte.
Yuri Kim: Sikurse e përmendi dhe kryetarja e Kuvendit, është vërtetë koha e duhur që diaspora të ushtrojë të drejtën e votës, demokracia përcaktohet nga mënyra se si qytetarët zgjedhin.
Zgjedhjet e 2021 shënuan një ngjarje vendimtare që ishte rikthimi i opozitës në Kuvend, zgjedhjet e 25 Prillit ishin të mira, por jo perfekte dhe të gjithë e dinë këtë.
SHBA prèsin që të punojnë me institucionet për pròblemet, përfshìrë edhe të drejtën e diasporës për të votuar. Ne nxisim punën dy partiake, që zgjedhjet e ardhshme të plotësojnë standardet.
Sa më demokratikë të bëhemi aq më demokratikë do të jemi, pavarësisht dallimeve. SHBA do të mbështesin Shqipërinë që të integrohet në familjen europiane.
Add comment