Diten e sotme anëtarët e Partisë Demokratike për rreth 10 orë do t’iu drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të kësaj force politike.
Sipas raportimeve te topnews sic shihet edhe ne videon e meposhtme ne njesine 4 Tirane eshte shfaqur nje person duke bertitur dhe akùzùar anetaret qe po votojne Berishen dhe qe hòqen ìsh kryetarin e saj, Basha dhe vetem basha e ben kete parti dhe Shqiperine u shpreh personi me inicialet XH.H ku nù ka vonuar edhe nderhyrja e polìcìse duke e làrguar ate. Videon e plote mund ta shikoni meposhte 👇
Mundësitë janë të pàkta, mes Sali Berishës, liderit historik të demokratëve, që vjen në këto zgjedhje, një vit pas shpalljes non grata dhe Ibsen Elezit, i cili pavarësisht se kishte përballë ish-kryeministrin vendosi që të ishte pjesë e garës.
Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00 dhe do të zhvillohet në 108 qendra qendra votimi.
Te dy kandidatët zhvilluan për rreth 10 ditë takime me demokratët në bazë, për të kërkuar mbështetjen e tyre, me Elezin që paraqiti një platformë, përballë premtimeve të Berishës pë rta bërë PD-në një forcë opozitare të fortë, dhe të denjë për tu rìkthyer në qeverisjen e vendit.
Këto zgjedhje, pavarësisht pjesëmarrjes, do të përballen me dy.shimin e legjitimitetit të tyre, sa kohë që çështja për njohjen e Komisionit të Rithemelimit si organ drejtues në PD, është ende në dyert e gjy.katës së Apelit të Tiranës.
Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve ka marrë të gjitha masat për shpërndàrjen e bazës materiale, dhe siç është bërë e ùdhës në proceset e drejtuara prej tyre, kohë pas kohe do të bëjnë me dije dhe të dhëna për pjesëmarrjen në votime.
Add comment