Ka përfùnduar procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike.
Ky proces nisi në orën 08:00 ditën e sotme dhe u zhvillua në 108 qendra votimi në gjithë vendin.
Në garë në këto zgjedhje të ‘Rithemelimit’ për kreun e PD-së janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish kreut të PD-së në Kukës Ibsen Elezi.
Tashmë ka nisur dhe procesi i numërimit në disa qarqe dhe pas një pushimi të shkurtër prìtet për 2 ose 3 orë të jepet një rezultat paraprak.
Deri më tani mësohet se në Shkodër kanë votuar në 4 qendra të hapura mbi 1500 anëtarë të PD-së, në Roskovec 476 anëtarë të degës ku më Berisha kryeson me votat dhe në Lushnjë paraprakisht dihet se kanë votuar 814 demokratë.
Ja numri i votave deri më tani në disa qarqe të tjera: 1225 anëtarë Devolli, 1278 Maliqi, 394 votues në Kolonjë, 516 në Pogradec, 665 në Korçë, 296 vota në Kukës, 890 vota në Vlorë, 483 vota në Kuçovë etj.
Add comment