”Berisha paralàjmëron Ramen” Mòs gàbo ta lëvizësh qoftë dhe një milimetër, shum shpejt do të shikosh….

640 0 626285e82b006

Berisha: Si parti demokratike duhet të jemi bërthama e kësaj lëvizje me të cilën duhet të bëjmë gjithçka që të bashkohet vetes shqiptar. Që i beson Shqipërisë, unë ju them ju, vend me potencial si ky vend nuk ka.

Nëse i vendosim vetes qëllim të nxjerrim shqiptarët nga vàrfëria. Ne krijuam klimën e biznesit, dyfishuar rrogat dhe pensionet.

Shqiptarët panë se këtu mund të jetohet dhe të ndërtohej një jetë në përmirësim. Nuk u ndàl treni ynë drejt Europës. U anëtarësuam në NATO, hoqëm vizat, morëm statusin. Para zgjedhjeve, mos harroni se Edi Rama bllokoi statusin me 3 ligje.

Shumë thanë se nuk e kanë kùndër Europës. Çfarë ndodhi këto 8 vite, cilat janë hapat? Tani del dhe thotë se po nuk na e dhatë, do shohim drejtimin.

Mos gàbo ta lëvizësh qoftë dhe një milimetër, se drejtimi ynë është vetëm Europa e bashkuar dhe Bashkimi Europian. Paraardhësit kanë luajtur me drejtimin dhe dinjitetin e shqiptarëve. Shqiptari do jetë shqiptar”

Add comment

Your email address will not be published.

Trending Posts

error: Content is protected !!