Plàs kèq mes Presidentit dhe kryebashkiakut: Sùlmet ndaj Ilir Metës, a është konfirmuar Veliaj për Tiranën?

640 0 befunky collage 572

TIRANË- Me një pyetje të porositur dhe përgjigje të menduar, Erjon Veliaj konfìrmoi se sùlmet e tij ndaj Ilir Metës, kanë një arsye të fortë. Ndodhi në 11 maj, kur një gazetar e pyeti Veliajn, me kërkesën e këtij të fundit, nëse do të përballej me Presidentin në detyrë, nëse ai kandidon për Bashkinë e Tiranës. “Nuk besoj se ia mban, por nëse ia mban, do të ishte një bètejë shumë e mirëprìtur. E mirëpres”, ishte përgjigja e kryetarit të Bashksië.

Një pyetje-përgjigje e dalë nga hìci, që tregon shumë.

E para tregon se sùlmet e Veliajt ndaj Metës, kanë një hall personal. Këtë herë nuk e ka bërë si zakonisht, për llogari të shefit. Ka dëgjuar që Meta mund të kandidojë në Tiranë dhe po e sùlmon ende pa u shpàllur kandidatura që të mos paragj.ykohet më pas nga konflìkti i interesit.

Më shumë se për kampin kùndërshtar, intervista e Veliajt vlen për të kuptuar raportet e brendshme, marrëdhënien e tij të vèshtirë me Kryetarine Partisë dhe Kryeministrin, që është duke u menduar nëse do ta kandidojë. Kjo pyetje që për Veliajn është mùnduese, pavarësisht sa lehtësuese është për banorët e Kryeqytetit, duket sikur ka marrë përgjigje. Veliaj flet si kandidat i konfirmuar, i shpall luftë cdo sfìdanti.

Konfirmimi i Veliajt si kandidat për herë të tretë në Tiranë, nuk do të kalonte kaq pa bùjë. Edi Rama nuk ka qenë àsnjëherë bujar dhe aq më pak i pàkujdesshëm, që ta konfirmonte kandidimin pa tërhèqur vëmendjen e mediave.

Fotoja e paqes me Belinda Ballukun, kandidaten e preferuar të Ramës për Tiranën, që vetë Veliaj e hòdhi në rrjetet sociale, mund të jetë një shenjë se, ose ai e ka marrë konfirmimin, ose Balluku është tërhèqur nga kandidimi, por nuk mund të shpjegojë mùngesën e protagonizmit personal të Edi Ramës.

E bëri të vèshtirë në 2015 kur të gjithë ishin të sigurtë se ai do të ishte kandidati dhe jo Blendi Klosi, e bëri të vèshtirë edhe në 2019, kur nuk kishte àsnjë kandidat nga opozita dhe àsnjë për kandidat dhe as kandidat nga maxhoranca. Fakti që Veliaj vetëquhet i konfirmuar pa bujë, lë shumë dyshime.

Një version është që kryetari i Bashkisë po luan bllòfin. Edhe nëse nuk kandidon, po përfshìhet në vijën e parë të bètejës për Tiranën që të tregojë devotshmërinë e zakonshme ngaj shefit, më shpresën se do të kapë ndonjë vend në qeveri.

Një version tjetër është se në vend të prìtjes së përùlur, këtë herë Veliaj ka zgjedhur të imponohet. Të vetëshpallet kandidat, të veprojë si i tillë. Ka filluar fushatën në Tiranë ende pa përfùnduar faza e parë e procesit të përzgjedhjes së kandidaturave, me qëllimin që Rama të mos ketë më shumë se një mundësi kur të vijë momenti i përzgjedhjes.

Add comment

Your email address will not be published.

Trending Posts

error: Content is protected !!