“Gota po mbushet me gllënjka”, Braçe sùlmòn kryeministrin Rama, po u mbàron kontrata….

collage 1 1

Deputeti Erion Braçe ka sùlmùar edhe njehere kryeministrtin duke folur sërish për procesin e dhënies së naftës pa taksa për fermerët, proces i cili po ecën me hapa shumë më të ngàdalta sesa e kërkon nèvoja e tyre.

Braçe ka folur me shifra për numrin e fermerëve që e kanë përfituar deri tani naftën, ndërkohë që ngre dhe një tjetër pròblem, atë të afrimit të datës së skàdimit të kontratës së punës, për personat që po merren me procesin.

Postimi i Braçes:

PER NAFTEN E BUJQVE PERSERI; PO PUNOHET AKOMA, POR JEMI SHUME SHUME MBRAPA ENDE!

Shifrat: Ne te gjithe JUGUN jane fiks 17.825 aplikime; jane punuar 5600 nga te cilat, per 4.100 jane dhene KARTAT E NAFTES, 1.500 presin miratimin ne AZHBR;

Shifrat ne Lushnje e Divjake;

Ne Lushnje jane 6.334 aplikime dhe jane dhene 1484 karta nafte; Ne Divjake jane 2.971 aplikime dhe jane dhene 370 karta nafte. GOTA PO MBUSHET ME GLLENJKA!

Dy ore e gjysem dje ne TREGUN E FRUTAVE E PERIMEVE TE LUSHNJES, u sterbinda se nafta eshte jetike dhe koha po iken!

Nùk di kujt i shkoi ne mendje qe tamam tani dhe duke e lìdhur me DHENIEN E NAFTES, te kerkonte rregjistrin e fermave, por e pashe me syte e mi se si nje proces 3 minuta, zgjatet deri ne 12 minuta per cdo bujk;

Por edhe per cdo punonjes; DITA AQ ORE KA! Kjo pune po behet me punetore te marre me kontrate e per vetem 26 mije leke ne muaj!!!!!!!!!

Kontrata mbaron ne 31 maj dhe ne do jemi ne pike te hàllit nese ata nuk vijojne punen!

Kush po merret me panair perseri e perseri, pròpagande perseri e perseri, duhet te kujtoje se bujqit kane nèvoje per gjera konkrete!
LLAFET NE VAKT PUNE KUSHTOJNE KOHE, PRODHIM, TE ARDHURA!

Add comment

Your email address will not be published.

Trending Posts

error: Content is protected !!